Sipas kompanisë filmi mori për 83.71 milionë shikime gjatë fundjavës së parë të transmetimit.
Historia e filmit ka të bëjë me një vrasëse me pagesë që vite më parë u detyrua të arratisej, gjë që e detyroi të braktiste fëmijën e saj.
Vite më vonë, ajo kthehet për të mbrojtur vajzën e saj nga disa burra jashtëzakonisht të rrezikshëm.
“The Mother”, ka në krye Jennifer Lopez, e cila rrallë merr meritat e aktrimit që meriton – është jashtëzakonisht në rol.