Jennifer Lopez është një grua modele, ajo arriti majat duke hedhur hapat e saj të parë e vetme, ndërsa për shumë vite ka qenë personifikimi i fuqisë së vajzave duke frymëzuar gratë në të gjithë botën.
Kohët e fundit fansat e saj u tronditën me lajmin e ndarjes krejt të papritur nga i fejuari i saj A-Rod, për shkak të një personi të tretë.
Për gati 24 orë, lajmi bëri xhiron e botës me komentet e panumërta, kryesisht ofenduese ndaj Rodriguez.
Pas lajmeve nga mediet rozë erdhi menjëherë mohimi nga çifti i famshëm i cili deklaroi se nuk janë ndarë dhe se do bëjnë më të mirën e mundur për të shpëtuar lidhjen e tyre.
Në fakt, fotot që dolën nga Shën Dominiku , me të dy duke shkëmbyer puthje të nxehta, nuk lanë vend për dyshim se ata janë së bashku dhe më të dashuruar se kurrë.
Dhe tani, këngëtarja latine, është fotografuar për revistën In Style, natyrisht me rroba banje, dhe thotë disa gjëra interesante dhe të bukura.
” Jam në formën më të mirë se çdo herë tjetër në jetën time. Gjithmonë jam ushtruar por tani e bëj sistematikisht dhe në më pak kohë.”
“Dua të rritem dhe të zhvillohem çdo ditë, të jem njeri më i mirë, të jem më e mira në punën time dhe të jem mami më e mirë.” thotë J.Lo për revistën In Style.