Jennifer Lopez ka postuar në faqen e saj në Facebook trailer-in e parë te Shades of Blue, seriali tv i ambientuar në Nju Jork, ku ajo është protagoniste. Këngëtarja dhe aktorja do të luaj rolin e Harlee Santos, agjente e FBI dhe nënë e vetme me probleme serioze ekonomike. Në detyrën e re që i është caktuar asaj i duhet të luftoj kundër korrupsionit dhe të zgjedhë për të bërë gjënë e duhur për vajzën. Seriali është krijuar nga Adi Hasak dhe ka si producente vete JLo. Në cast gjejmë gjithashtu Ray Liotta dhe Drea de Matteo. Sezoni i parë përbëhet nga 13 episode dhe do të ketë premierën në janar 2016, në kanalin NBC.
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...