Që prej së hënës, shqiptarët do të zgjohen sërish me “Wake Up”. Në Top Albania Radio dhe në Top Channel, zgjimi fillon sërish në orën 07:00, por jo vetëm me Enon dhe Islin.
“Nuk do ta nisim vetëm unë e Isli. Kemi marrë edhe një vajzë, që s’kishte çarçaf që e mbulonte. E zbuluam drejtpërdrejt, kështu që po ta prezantoj: Ori Nebiajn”, tha Eno Popi, autor dhe moderator.
“Mirëmëngjes! (qesh) Tashmë do të themi mirëmëngjes çdo ditë dhe do të jetë shumë bukur besoj me Enon edhe me Islin, që do të jem pjesë e ‘Wake Up’-it dhe të jap le të themi kontributin tim në zgjimin e shqiptarëve”, tha Oriela Nebiaj, moderatore.
Kemi një studio të re?
“Kemi një studio të re. Kemi një shtëpi të re, e cila po përgatitet dhe po mbyllim gjërat e fundit. Është fiks si para se të vijnë ata kushërinjtë, të cilët ti i pret e po rregullon shtëpinë. Natyrisht që nesër do të zgjohemi të 3, megjithë audiencën e Top Channel dhe Top Albania Radios”, shprehet më tej Eno Popi.
“Mezi po presim, sepse na duket sikur kemi dy vite që nuk jemi në transmetim e nuk zgjohemi me gjithë shqiptarët. Megjithatë, mezi po presim të fillojë”, thotë Isli Islami, moderator.
“Për mua shumë më shumë”, tha Oriela Nebiaj.
Sesi do të jetë programi, përveç këtyre risive, mbetet për t’u parë të hënën, kur gjithçka do të fillojë në mënyrë organike. Me një strukturë të re, zgjimi fillon vetëm me “Wake Up”.
/ Top Channel