Twilight është një nga serial-filmat më të bukur të të gjitha kohërave. Dhe një lajm fantastik ka ardhur për fansat e Eduardit dhe Belës. Mesa duket do të kemi një seri të 6 të Twilight. Autorja e librit më të shitur, Stephenie Meyer, ku është bazuar dhe filmi, do të nxjerrë librin e radhës. Dhe po doli libri, do të ketë dhe një film.
Libri me titull “Midnight Sun” do të jetë në duart e adhuruesve të Twilight shumë shpejt, një arsye më shumë për ta kaluar sa më bukur këtë verë.
“Mendova seriozisht të vonoja këtë njoftim derisa gjërat të ktheheshin në normalitet. Megjithëse kjo do të ishte diçka e keqe, duke marrë parasysh se sa kohë kanë pritur ata që e adhurojnë këtë libër. Shpresoj se ky libër t’u japë kënaqësi lexuesve të mirë dhe një shans për të jetuar në një botë imagjinare për një kohë.”,- tha Meyer në një deklaratë.
Për juve që nuk e keni lexuar librin, apo parë filmin ja dy rreshta për t’ju hedhur sado pak dritë!
Seriali bazohet te historia e dashurisë mes një vampiri të bukur, Edward Cullen, dhe një vajze (njeri) e quajtur Bella Swan. Historia përfshin njerëz, vampirë, ujqër, hibride vampire-ujkore në Paqësorin Veriperëndimor.
Në ndryshim nga librat e mëparshëm, të cilët u rrëfyen nga këndvështrimi i Bella-s, libri i ri do të paraqesë përsëri jetën e Edward dhe do të tregohet nga këndvështrimi i tij.
Që nga botimi i librit të parë, “Twilight”, në 2005-ën, seriali ka fituar miliona fansa në të gjithë botën dhe ka gjeneruar pesë filma të mëdhenj, ku interpretojnë Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.
Seria e para e “Twilight” doli në 2008-ën, e ndjekur nga “New Moon”, “Eclipse”, “Breaking Dawn – Pjesa I” dhe 2012 “Breaking Dawn – Pjesa 2” e vitit 2012 që ishte kapitulli i fundit në serinë multimilion dollarëshe./K.C/