Pasuria neto e Elon Musk ka tejkaluar shifrën e 230 miliardë dollarëve duke e bërë atë njeriun më të pasur në planet. Aksionet në SpaxeX u rritën me 33 përqind dhe u shitën për më shumë se 100 miliardë dollarë.
CEO i Tesla-s tani ka tejkaluar themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos. Musk pa pasurinë e tij dhe kompanisë së tij SpaceX të lulëzonte pas një shitjeje të aksioneve në SpaceX më 8 tetor me vlerë 100 miliardë dollarë.
Që nga prilli, pasuria e tij është rritur me rreth 60 miliardë dollarë, dhe sipas Bloomberg, vetëm marrëveshja me SpaceX shtoi 11 miliardë dollarë në pasurinë neto të Musk.