Që pas lindjes së Poem Blu, Sara Hoxha është më aktive se kurrë në rrjete sociale. Partnerja e reperit Ledri Vula ndan herë pas here momente nga familja e saj e re e sapokrijuar dhe ka qëndruar gjithmonë në vëmendjen e publikut. Sëfundmi, modelja bukuroshe ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.
Ndërkohë që shumica e pyetjeve dhe komenteve janë pozitive për Sarën, ka edhe nga ato negative.
Një ndjekës i ka shkruar asaj gjithë mllef: “Sa e keqe je o zot si burrë”.
Dhe përgjigjia e Sarës nuk ka munguar. Ajo ja ka kthyer: “Ai që shan, shan veten”.
Kjo nuk është hera e parë që mamaja e Poem Blu i përgjigjet komenteve të tilla, madje ajo i ka marrë me sportivitet. Kujtojmë se sëfundmi Sara, Ledri dhe vogëlushja e tyre kanë pushuar në Dubai, nga ku ylli i “Don Mo” xhiroi edhe klipin e këngës me protagoniste Morena Tarakun.