Pas stabilizimit të motit dhe një vikendi relaksues në aspektin meteorologjik java e ardhshme na sjellë reshje intensive shiu si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.
Një ciklon mjaft i pasur me lagështirë direkt nga Italia do të përfshijë fillimisht Shqipërinë dhe shumë shpejt pastaj do të përhapet edhe në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pasditen dhe mbrëmjen e së hënës.
Në Shqipëri, përpos reshjeve të dendura të shiut priten edhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe rrebeshet me vetëtima nuk përjashtohen edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.
Reshjet më të dendura priten natën mes së hënës dhe së martës si dhe mëngjesin e së martës.
Ky ciklon do të sjellë edhe ulje të përkohshme të temperaturave si dhe reshje bore në viset e larta malore, por në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi në viset malore priten reshje të dendura bore dhe nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në disa ultësira p.sh. në Sarajevë.
Reshje bore priten edhe në viset më të larta malore të Shqipërisë, Kosovës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë së Veriut.
Pas ndërprerjes së reshjeve dhe kalimit të ciklonit pritet përmirësim i përkohshëm i motit dhe ngritje e temperaturave.