Artistë u larguan, njerëzit shpërthyen në kritika dhe me qindra ekspertë të shëndetësisë paralajmëruan platformën – Spotify u përball me një nga momentet më të vështira dhe e gjitha për shkak të podkasteve që përhapnin keqinformime për Covid.
Podkastet e Joe Rogan, “The Joe Rogan Experience”, u kritikun nga njerëzit sepse promovojnë keqinformime për Covid.
Rogan është përmendur rregullisht nga komunitetet mjekësore dhe shkencore për përhapjen e teorive të rrezikshme konspirative dhe informacioneve të rreme rreth koronavirusit, duke përfshirë pretendimin se të rinjtë e shëndetshëm nuk kanë nevojë për vaksinim dhe promovimin e përdorimit të ilaçeve të bëra për parazitët e bagëtive si një trajtim efektiv.
Së fundmi, këngëtari Neil Young nisi një protestë për keqinformimet për virusin në shërbimin e transmetimit. Young kërkoi që Spotify ose të hiqte podkastin ose të hiqte muzikën e tij. Spotify vendosi të hiqte muzikën e Young.
Disa artistë të tjerë dolën në mbrojtje të Neil Young. Këngëtarja kanadeze Joni Mitchell tha të premten se do të hiqte të gjitha këngët e saj nga Spotify në shenjë mbështetjeje për Young.
“Njerëz të papërgjegjshëm po përhapin gënjeshtra që u kushtojnë njerëzve jetën. Unë solidarizohem me Neil Young dhe komunitetet globale shkencore dhe mjekësore për këtë çështje,” tha Mitchell.
Rreth 270 ekspertë mjekësorë i shkruan një letër të hapur Spotify-t në fillim të muajit duke kritikuar podkastin për “promovimin e teorive konspirative” rreth Covid-19.
Duka dhe dukesha e Sussex, Princ Harry dhe Megan Markle, kanë shprehur publikisht shqetësime rreth keqinformimeve në Spotify.
Duket se Spotify i dëgjuar me vëmendje kritikat. Të dielën në mbrëmje, CEO Daniel Ek njoftoi se kompania po planifikon të zbatojë “ndryshime për të ndihmuar në luftimin e keqinformimeve”. Në një deklaratë për shtyp, ai shpjegoi, “Më është bërë e qartë se ne kemi një detyrim të bëjmë më shumë për të siguruar ekuilibër dhe akses në informacionin e pranuar gjerësisht nga komunitetet mjekësore dhe shkencore që na udhëheqin.”
Ek shtoi se Spotify do të punojë për të shtuar një udhëzim këshillues për përmbajtjen në çdo episod të podkastit që përfshin edhe trajtimin e Covid.