Kryeministri Edi Rama bëri me dije se kjo është java e fundit e zonave me ngjyra të kuqe apo të gjelbra. Rama tha se kjo është fundjava e fundit që do ketë kufij mes zonave të kuqe dhe të gjelbra kështu makinat mund të qarkullojnë normalisht në gjithë vendin.
Më tej Rama tha se nga 1 qershori do të happen edhe plazhet por që çadra do të vendosin vetëm hotelet dhe vetëm me autorizimin përkatës nga shteti, dhe askush tjetër.
”Java e fundit e zonave me ngjyra dhe fundjava e fundit për ndalim mes zonave në kufij. Detajet të premten.
Ju falenderoj për gjithçka dhatë. Unë dhe kjo qeveri do vijojmë punën dhe së shpejti ju prezantojmë planin e rimëkëmbjes ekonomike. Jo vetëm të zhdukim pasojat e kësaj kohe dreqi port ë dalim më të fortë. Do investohemi me gjithë energjitë tona dhe qysh prej fillimit të qershorit do të happen kantieret e rindërtimit dhe shumë të prekur nga tërmeti do hyjnë në shtëpi si dhe lagje të reja. Do të ketë dhe një plan investimesh dhe do hapë plot mundësi për punësim dhe do zgjerojë frymëmarrjen e këtij organizmi të vendit. Si sot viti, të gjithë do e kuptojnë që nga kjo goditje do të bëhemi më të fortë. Më vjen mirë që me gjithë sistemimin e aplikimeve, shpesh me gabime, janë aktualisht 65 mijë e 984 që kanë marrë 2 paga lufte, dhe 109 mijë e 696 të tjerë që kanë marrë 400 mijë lekë. Janë shqyrtuar me shumë vëmendje mijëra raste që për asnjë arsye apo një tjetër nuk kanë marrë pagën 400 mijë lekë. Nga një anë nga neglizhenca e pronarëve. Unë them atë që bëj, dhe bëj atë që them. Duart mos harroni t’i lani sa më shpesh se ai nuk ka ikur.”- tha Rama.