Jasmin Kadriu është një nga vajzat më të komentuara të “Për’puthen” edhe pas daljes nga programi. Ish-konkurrentja vazhdon të qëndrojë në vëmendjen e publikut, sidomos në Instagram. Së fundmi teksa zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetin social ajo foli më shumë për pasionin në muzikë ku theksoi se kishte kënduar në festivale që 5 vjeç.
Ndërkohë që për publikun kjo mund të dukej e pabesueshme, Jasmina ka vërtetuar se ajo është një talent i vërtetë përmes një videoje të publikuar në story.
“Shijojeni,” shkruan bukuroshja brune në postimin në një studio muzikore ku dëgjohet zëri i saj teksa këndon një baladë në anglisht që duket se do të jetë kënga e saj e parë që do të lançojë së shpejti.
Mes të gjjthë personazheve të “Për’puthen” që kanë publikuar këngë, Jasmina duket se është e vetmja që ka vërtet talent duke na befasuar të gjithë. Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, ish-konkurrentja Ana Lleshi unlthye në shënjestër kritikash pasi publikoi këngën me videoklip “Deal”, të cilën ndjekësit e cilësuan si dështim