Nga nisja e lidhjes e deri te ndarja, marrëdhënia e Jasmin Kadriut me Andi Artanin ka qenë gjithmonë në sytë e publikut. Tani që çifti u nda jashtë “Për’puthen”, të gjithë janë kuriozë të dinë nëse ish-konkurrentët kanë gjetur partnerë të rinj. Ka qenë bukuroshja brune ajo që ka shuar kureshtjen e para.
Jasmina ka publikuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme një video në InstaStory ku shfaqet me të dashurin e saj të ri.
“Dua t’ju tregoj të dashurin tim të ri. Ky është Toto. Toto nuk do t’ua varë sonte sepse më do vetëm mua. As mua s’më do po nejse”, thotë ajo teksa i referohet një qeni.
Duket se në formë shakaje Jasmina është përpjekur të tregojë se është “single”, ashtu siç tregoi edhe në intervistën e saj të fundit në “Glamour Zone”.
Në fund të videos ajo shkruan: “Marrëdhënie e vështirë edhe me këtë! U tremb pa nis akoma,” që nënkuptohet si një thumb për Andin!