Jasmin Kadriu plasi dje “bombën” për Andi Artanin kur e demaskoi publikisht në Instagram pasi sipas saj, ish-konkurrenti u largua nga ditëlindja e Fation Kuqarit një natë më parë për të shkuar te Diona Fona. E zhgënjyer totalisht nga Andi, ajo shkroi: “Iku drejt Vlorës për t’i ardhur në ndihmë ‘shoqes’ që e ka njohur veç kur i ka shkruar për ta marrë si imazh. Dje ua them sinqerisht po e prisja t’u dilnin fotot dhe ja ku ma nxorët fytyrën e vërtetë të mashkullit ‘të dashuruar’”.
Më pas teksa i referohet këngëtares së njohur ajo shtoi: “Sa për këtë ‘femrën’ bota është rrumbullak sot unë nesër ti”. Jasmina kërkoi gjithashtu të mos i bënin më tag nëpër postime me Andin.
Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i Andit.
Ai nuk ka thënë asgjë përmes statuseve, por ka zgjedhur të bëjë vëprimin e papritur duke e hequr fare nga Instagrami ish-konkurrenten.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe Jasmina, e cila nuk e ndjek më Andin në rrjetin social.