Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë akuzon drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu për shtrembërim të së vërtetës duke cenuar harmoninë fetare në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një letër protestë që Kisha i ka dërguar televizionit “Klan”, lidhur me emisionin opinion të datës 3 qershor 2014 me temë “Kryepeshkopi i Serbisë dhe Kisha e Janullatosit”.
“Jemi të detyruar të shprehim publikisht protestën tonë për emisionin tuja “Opinion”, të datës 3.6.2014, me titull “Kryepeshkopi i Serbisë dhe Kisha e Janullatosit”. Edhe vetë titulli tregonte qartazi shtrembërimin e qëllimshëm të së vërtetës, duke keqinformuar spektatorët. Nuk ka “kryepeshkop” të Serbisë. Sa i takon emrit të Kishës sonë, emiri i saj është Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”, thuhet në letrën e dërguar televizionit “Klan”, raporton Shekulli.
Në letrën e Kishës Ortodokse theksohet se”, “nuk është hera e parë që në këtë emisione përpiqen të shpifin kundër Kishës tonë”, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë vetëm për fyerje ndaj Kishës por edhe për shkelje të kodit etik të gazetarit dhe minim të harmonisë fetare.
Burimi | Gazeta Tema