Jamie Dornan do të interpretoj Will Scarlett në filmin e ri Robin Hood: Origins. Ylli i franchise-it 50 Hijet e Grey i bashkohet kështu Taron Egerton në rolin e heroit legjendar të Pyllit të Sherwood, Eve Hewson në rolin e Maid Marian dhe Jamie Foxx në rolin e Little John. Will është një nga anëtarët më të pashëm të grupit të Merry Men, në bandën e Robin, si dhe është bashkëshorti i Marian. Regjizori i filmit është Otto Bathurst, ndërsa produksioni i është besuar Appian Way në pronësi të Leonardo DiCaprio.
Robin Hood: Origins do të përshkruaj historinë e heroit nga fillimi. I kthyer nga Kryqëzatat, Robin e gjen Sherwood në mes të krimit dhe korrupsionit. Përballë një situate të tillë ku ligji ka degraduar ai do të sfidojë sistemin për të sjellë paqen dhe rregullin në vendin e tij.
Skenari i filmit është shkruar nga Joby Harold, i cili ka adaptuar edhe figurën e Mretit Artur në filmin e ri të Guy Ritchie, King Arthur: Legend of the Sword, me protagonist Charlie Hunnam.
Kujtojmë që Jamie Dornan është pjesë e sequel-it të 50 Hijet e Grisë, 50 Hijet e të Zezës, që del gjatë muajit shkurt.