Aktori Halil Ibrahim Ceyhan, i cili luan rolin e Jamanit në serialin “Amaneti” ka bërë një falenderim special për fansat e huaj. Ai ka treguar se prej tyre merr shumë mesazhe urimi dhe dhurata të shumta.
Aktori veçoi një ndër dhuratat që i ka pëlqyer më shumë dhe që ishte një libër me gjuhë të ndryshme.
“Jemi shumë të lumtur që seriali shihet me kaq interes. Marrim dhurata dhe mesazhe nga fansa të shumë vendeve, që na bëjnë të lumtur. Ndihemi specialë që marrim kaq dashuri edhe nga vende si Indonezia, Uruguaj, Brazili dhe do vazhdojmë të punojmë edhe më fortë për këtë dashuri që na jepni. Dhurata që më ka lënë më shumë mbresa ishte një libër në gjuhë të ndryshme që e kam vendosur në bibliotekën time”, tregoi aktori.