Aktorët turq me origjinë shqiptare sa vijnë e shtohen. Aktorin e “Kuzey Guney”, Kivanç Tatlitug tashmë e dinë të gjithë që ka prejardhje shqiptare, por një tjetër aktor i këtij filmi është gjithashtu shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin Tolga Ortancil i cili ka pasur një rol mjaft të vogël në “Kuzey Guney”, ndërsa tani luan role kryesore.
Pamja e Ortancil dhe veçanërisht sytë e shkruar i kanë bërë vajzat të çmenden pas tij. 25-vjeçari së fundmi ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën ku tregon se është me prejardhje nga Gjakova dhe se është krenar që është shqiptar.”
Babai im është nga Gjakova. Gjyshi im, Shejh Mahmuti, ka qenë njëri nga themeluesit e teqeve në Gjakovë dhe në Prizren. Teqetë kanë rëndësi të madhe për myslimanët turq dhe shqiptarë. Për mua, të jesh shqiptar është e barabartë me nocionin ‘i pavarur’. Për këtë arsye, unë jam krenar që një pjesë e imja është shqiptare”, është shprehur Ortancil.
“E di se serialet turke kanë shikueshmëri të madhe në Kosovë. Edhe unë kam shumë adhurues shqiptarë”, shton aktori i cili njihet për rolet “Güzel Köylü”, “Yaz’ın Öyküsü”, “Deli Gönül” etj.