Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatmir Hoxhaj I akuzuar për vrasjen Ahmet Toskës 50-vjeç, mëngjesin e 26 tetorit në lagjen Sheq i Madh në Fier.
Vetë Hoxhaj nuk pranon krimin.
Ndërsa dilte nga gjykata me pranga në duar ai është shprehur “Jam i pafajshëm”
Viktima dhe Hoxhaj jetonin në të njëjtën lagje, 3 kilometër larg njëri-tjetrit.
Vrasja e Ahmet Toskës ndodhi në sy të bashkëshortes së tij, me të cilin ishin nisur për të shkuar në punë.