Me këtë dokument Elvira Lani u prezantohej shitësve në dyqane të ndryshëm, herë si punonjëse policie e herë si bashkëshortja e një zyrtari të lartë në Policinë e Shtetit.
Nëpërmjet këtyre mashtrimeve, gruaja 42 vjeçare ka mobiluar pjesërisht banesën, si dhe ka përfituar sende e bizhuteri në vlera të mëdha parash.
Dy ditë më parë, Lani u arrestua nga efektivë të sektorit të krimit ekonomik e financiar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ku iu sekuestrua edhe një radio si të policisë.
Prangosja e saj u bë pas 4 denoncimeve të kryera nga qytetarët. Këta të fundit i pohuan policisë se 42 vjeçarja Elvira Lani nuk paguante asnjë shumë lekësh, por pasi prezantohej në dyqan si bashkëshortja e një zyrtari të lartë policie, apo si vetë punonjësve e uniformave blu, merrte bizhuteri floriri.
Ajo u thoshte se do e kryente pagesën më vonë. Madje në disa raste, gruaja 42 vjeçare përdorte si pretekst “jam banore në këtë lagje”, duke u treguar një banesë ku në të vërtetë nuk jetonte aty.
Burime të policisë sqaruan se pas arrestimit të Lanit denoncimet për të janë shtruar, duke e çuar numrin në 8. Në cilësisë e provës materiale, asaj iu sekuestruan disa dokumente të ndryshme diplomatike, për të cilët po verifikohen nëse janë ose jo të falsifikuara.
Elvira Lani është drejtoreshë e përgjithshme koordinimi tek agjencia investigative “Stop Krimi”.
Të shtunën ajo pritet të dalë në Gjykatën e Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë