Raporti vjetor i AMA paraqitur në Kuvend, prej dy ditësh po publikohet i plotë në www.cityfm.al. Sipas këtij raporti ka dhjetra e dhjetra problematika të cilat lidhen më transmetimet audio-vizive, me detyrimet ligjore dhe financiare, mungesën e kuadrit të plotë ligjor, por edhe atë që mund të quhet kaosi i mediave në Shqipëri.
Televizionet dhe radiot, ata që na informojunë dhe cdo ditë bëjnë moral mediatik janë pjesa më e madhe e kaosit dhe borxheve në Shqipëri. Sipas raportit janë 1.2 miliard lekë detyrime dhe gjoba të papagura në AMA. Televizionë që nuk paguajnë licensën dhe detyrimet, të tjera media që transmetojnë jashtë zonës së licensimit, media pa licensë dhe media që vetëm vjedhin programe. Por të gjitha këto kthehen në përfitime financiare, për individe që janë pronarët e këtyre mediave të cilët shkelin dhe abuzojnë me ligjin.
Sot po publikojmë një tjetër problematikë e cila lidhet më transmetimet analoge të palicensuara, ose më thjesht gjithcka në shohim në televizor me një antenë të thjeshtë dhe na ofrohet falas.
Sipas këtij raporti janë 8 televizione që transmetojnë pa licensë. Kampion duket se është Vizion plus, i cili është television i licensuar satelitor dhe transmeton pa licensë analoge në Tiranë, Durrës, Shodër, Korcë, Vlorë, Fier, Gjirokastër. Pra kudo Vizion plus transmeton pa licensë analoge.
UTV Education transmeton pa licensë në Shkodër, Berat, Vlorë dhe Sarandë. ABC News transmeton pa licensë analoge në Shkodër dhe Vlorë. Më tëj Ora News në Korcë, News 24 në Shkodër, TV Adriamed në Tiranë, TV Klip Patos dhe TV Shijak që sipas raportit është në transmetim pa licensë.
Pra 8 televizione midis tyre një nga më kryesorët në vend si Vizion plus dhe 3 mediat informative kryesore me titra si News 24, Ora News dhe ABC News transmetojnë në zona të pa licensuara, pra shkelin ligjin.
Televizionet që bëjnë editoriale, japin lajme, bënjë emisione, përballen dhe i servilosen qeverisë, mbledhin të ardhura nga reklamat, nuk duket të jenë kaq të pastër sa i shohim në ekran. Ata në të vërtetë shkelin ligjin dhe abuzojnë. Kanë borxhe në institucione, vonojnë pagat për stafin dhe mjaft problematika të tjera. Këtu fillon shpesh herë edhe servilosja ndaj qeverisë së djeshme apo të sotme.
Elvi FUNDO
Marre nga CityFm