Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në një intervistë për ABC News fotografinë e kryeministrit Edi Rama me papagallin e tij prej pellushi. Duke iu referuar një tregimi të Gustave Flober, Lubonja e sheh këtë foto si një ngacmim i kujtimit të nevojës që ka njeriu për të dashuruar. Gazetarja e ABC news ja plas gazit në studio pas shpjegimit që i bën Fatos Lubonja fotos së Edi Ramës me papagallin e tij të postuar në Facebook. Mirela Milori nisi të qeshë pas shpjegimit që i bën Fatos Lubonja fotos së Edi Ramës me papagallin e tij . “Ai kujtimi që më dha mua kjo foto, është ai kujtimi i nevojave që ka njeriu për të dashuruar, për të bërë mirë. Ne jemi popull i varfër dhe kemi nevojë që kryeministri të na dojë”. Këto janë fjalët e Lubonjës që sollën edhe reagimin e Mirela Milorit.
Marre nga Civitas