Drejtuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, u është përgjigjur pyetjeve të shumta nga fansat në një seancë ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram. Pyetja që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo që lidhej me vazhdimësinë e edicionit të tretë të spektaklit, për të cilën shumë fansa shprehën interes.
Në përgjigjen e tij, Hamiti la të kuptohet se spekulimet janë të shumta, por ai nuk ka ndërmend të japë ndonjë deklaratë të qartë në këtë moment. Ai theksoi se shumica e pyetjeve që mori kishin të bënin me Big Brother VIP Kosova, por nuk dha ndonjë informacion të ri, duke u shprehur: “Nuk kam ç’të them për BBVK.”
Kjo përgjigje ka lënë fansat e spektaklit të pasigurt për të ardhmen e edicionit të tretë, duke ngritur më shumë pyetje se sa përgjigje në lidhje me planet për sezonin e ardhshëm.