Ishte viti 2008 kur Xhensila Myrtezaj u shfaq për herë të parë si një nga konkurentet e edicionit të katërt të talent show “Ethet…”. Atëherë Xhensila ishte vetëm 14 vjeç dhe arriti të futej në top 10 e më të mirëve. Sot ajo është një nga këngëtaret më të mira të muzikës pop shqiptare, por ja si dukej ajo në daljet e saj të para në formatin e Adi Krastës.
Dorina Garuci, Fatlum Zeka, Rezarta Smaja, Dorina Xërxa dhe Kejsi Tola, ishin disa nga emrat tjerë që morën pjesë atë vit, kjo e fundit duke u shpallur fituese, e më pas edhe duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e vitit 2008.