Alban Dudushi është tashmë një nga moderatorët më të famshëm të televizioneve shqiptare por ndoshta pak kush e mban mend 44-vjeçarin në fillimet e veta, me një look krejt ndryshe nga ai i ditëve të sotme. Dhe për të gjithë ata që e kanë harruar imazhin e djalit me kaçurrelat e gjata që tërhoqi vëmendjen e publikut me pamjen e tij teksa drejtonte emisionin “Ora 0” në “Top Channel”, atëherë një kthim në vitin 1997 mund t’ju rifreskojë kujtesën.
Fotoja e mësipërme është shkëputur nga dokumentari “Rrugët” i Mevlan Shanaj, ku shihet Alban Dudushi, asokohe student i sapodiplomuar në Akademinë e Arteve për aktrim. Por aktrimi mesa duket nuk ka qenë e ardhmja e tij pasi Dudushi ka vijuar më tej karrierën e tij si gazetar në disa media e më pas si moderator në “Top Channel”, rol që e mban edhe sot.
Marre nga Anabel