Tolgahan Sayisman është një nga aktorët më të preferuar të serialeve turke. Por si përgjigjet ai kur i thonë se është i famshëm në vendin tonë? Ja cila ka qenë përgjigja e tij për My Living.
“Marshallah! Është një gjë shumë e mirë. Të të duan dhe të komunikosh me njerëzit përmes ekranit, është diçka e bukur.”
Seriali “Mos u dorëzo” po transmetohet në platformën Tring. Është një serial që mund ta ndjekë gjithë familja, por veçanërisht vajzat janë apasionuar pas Tolges. I pyetur se si ndihet kur mëson se ka edhe vajza të tjera shqiptare, përveç Almedës, që e admirojnë, ai përgjigjet: “Për mua, sigurisht që është ndjesi e mirë, por nuk e di sa e mire është kjo për bashkëshorten time (qesh). Gjithsesi, kulturat tona ngjasojnë shumë. Në perëndim, ka shumë njerëz që kanë emigruar nga Ballkani. Ata ngjajnë shumë me shqiptarët. Ja pse e kuptoj shumë mirë edhe këtë lloj reagimi të atyre që më duan. Ndoshta prandaj më pëlqejnë. Ndoshta më duan edhe ngaqë nga ana e babait tim janë emigrantë dhe unë kam gjak shqiptari.”