Në muajin prill ajo bëri të ditur lajmin se është në pritje të ëmbël dhe duket se kësaj pritjeje dalë ngadalë po i vjen fundi. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur të “Ora News”, Ilva Tare, e cila në fund të shtatorit do të bëhet nënë për herë të dytë.
Si rrallëherë, ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur pranë bregdetit, ku mesa duket do të kalojë disa ditë pushimi përpara se të vijë dita për të sjellë në jetë djalin, fëmijën e dytë që ajo do të ketë me deputetin Eduard Selami.
Dy vite më parë, ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën e quajtur Melody, së cilës ende nuk ia ka zbuluar publikisht portretin.
Burimi: Revista Class