Nëqoftëse ju ka hipur në mëndje që të merrni pjesë vitin e ardhshëm në natën e madhe të yjeve të Hollyëood-it, përgatituni për të kaluar një të tillë.
The Oscars është një nga eventet më ekskluzive dhe festa më e madhe e vitit e mbushur plot me personazhe publik. Por nëqoftëse nuk jë një VIP, pagesa e faturës së shpenzimeve mund të jetë tmerruese!
Si shqiptar që jemi, fillimisht duhet të kemi ftesën për të marrë pjes në spektakël. Në fakt, nuk është metoda e gjetjes së një bilete online ose nëpërmjet një sekseri. Vendet në Dolby Theatre ku The Academy Awards mbahet, janë të gjitha të rezervuara nga studiot e prodhimeve dhe nuk shkojnë për shitje në publik. Por nëqoftëse ke ndonjë mik aty, mund të paguash 150$-750$ për një poltron në varësi të vendit.
Më pas ka një avaz tjetër, pamja. Tapeti i kuq (Red Carper) do të jetë i mbushur plot luks, dhe nëqoftëse do të marrësh pjesë, duhet të jesh i veshur me diçka speciale.
Stilisti mund të të kushtoj 500$-3000$, dhe e gjitha kjo vetëm për një veshje. Rregullimi i flokëve rreth 150$ që të bëhesh gati për kamerën dhe 600$ – 700$ artisti i makeup-it.
Harroje që të shkosh në red carper me taksi ose një makinë të thjeshtë. Një limuzinë kushton afro 100$-400$ dhe kjo vetëm për një orë.
Me pak fjalë,nëqoftëse e ke ëndërr të marrësh pjesë në mbrëmjen e yjeve shpenzo rreth 10.000$, duke mos harruar dhe biletën dhe koston e vizës nga Shqipëria.
Por nëqoftëse nuk mundesh të bësh këto shpenzime marramëndëse për një vend si shqipëria, provo të bëhesh njëher i famshëm. Vendet do të jenë të paguara nga stafi i Academy Awards, po ashtu edhe stilisti, parukjeri, dhe artisti i makeup-it do të jetë falas. Vetëm mos harroni emrat, kur t’ju pyesin gazetarët./imalbania.com/
Burimi: Revista People | Perktheu dhe Pershtati: Justin Kasaj