Ndryshe nga edicioni i kaluar, Festivali i Këngës në RTSH ka vendosur që për këtë edicion të mos transmetojë paraprakisht asnjë këngë konkuruese.
Lajmin e bëri të ditur në një koferencë prezantimi për mediat, drejtuesja artistike e Fest 57, sopranoja Inva Mula e cila u shpreh se publiku do të ketë mundësinë t’i dëgjojë këngët gjatë 2 netëve gjysmëfinale të këtij edicioni të Festivalit të Këngës.
Ky edicion do të sjelli në garë 22 arstistë të njohur nga 54 këngë që janë paraqitur për të qenë pjesë e kësaj gare muzikore. Në të do të rikthehen edhe zëra mjaft të njohur për publikun shqiptar si Soni Malaj, Vikena Kamenica, Kujtim Prodani, Eranda Libohova, Jonida Maliqi etj./IMAlbania.com/
Lexo edhe: Shpallet lista me këngët konkuruese të Fest 57 në RTSH