Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar në emër të transmetuesit fitues të këtij viti, UA:PBC të Ukrainës.
Pas vendimit se, për fat të keq, edicioni vitin e ardhshëm nuk mund të mbahej në Ukrainë për arsye sigurie, EBU shqyrtoi një sërë opsionesh me transmetuesin fitues.
Si rezultat i diskutimeve, BBC, si e dyta në Konkursin 2022, u ftua nga EBU për të vepruar si transmetues pritës për Konkursin e 67-të të Këngës në Eurovizion.
BBC e ka organizuar Eurovision Song Contest më shumë herë se çdo transmetues tjetër, duke pritur në Londër në 1960, 1963, 1968 dhe 1977, Edinburg në 1972, Brighton në 1974, Harrogate në 1982 dhe Birmingham në 1998.
Qyteti pritës i vitit të ardhshëm do të zgjidhet në muajt e ardhshëm pas një procesi tenderimi që do të nisë këtë javë.
Datat për Eurovision Song Contest 2023 do të shpallen javët e ardhëshme.
Logoja për ngjarjen e 2023 do të zbulohet gjithashtu më vonë dhe do të pasqyrojë organizimin unik të festialit të vitit të ardhshëm dhe bashkëpunimin midis vendit pritës dhe fitues të këtij viti.