Arnav i bën një surprizë Kushit duke e frikësuar. Kushi nxehet me të. Pajal i kërkon Akashit ta falë por Manorama ndërhyn tek ta. Arnav i thotë Anxhalisë se ndonëse u martua me Kushin që ta shpëtonte nga Sham ai vetëm tani ka rënë në dashuri me të. Arnav e siguron Anxhalinë se lidhja e tyre motër-vëlla do mbesë e njëjtë.
Në familjen Raizada duket se gjërat marrin për mirë pasi Akash e fal Pajalin ndërsa Anxhali fillon t’i flasë Kushit. Kushi e gënjen Arnavin duke i thënë se halla është sëmurë dhe shkon tek ajo. Arnav shkon në shtëpinë e hallës së Kushit dhe e gjen atë në krevat.
Arnav dhe Kushi afrohen më shumë me njëri tjetrin gjatë këtyre momenteve. Më vonë Arnav merr vesh se në fakt halla e Kushit nuk ka paguar qeranë dhe ai i ndihmon. Kushi i bërtet Arnavit pse e bëri këtë pasi ajo nuk ka nevojë për ndihmë.
Manorama sheh Anxhalinë duke takuar dikë fshehtas. Anxhali e gënjen. Manorama fillon të dyshojë tek Anxhali dhe i thotë gjyshes. Akash i thotë Pajalit të shkojnë të dy në Mumbai pë Mumbai por Pajal nuk pranon sepse ka frikë nga Manorama.
Arnav vendosë mos ta paguajë qeranë. Kushi nuk arrin dot t’i gjejë paratë vetë dhe i kërkon ndihmë Arnavit. Arnav i kërkon Kushit të punojë për të vetëm një ditë. Kushi merr vesh nga pronari i shtëpisë se dikush e ka blerë tolën. Ajo mëson se ky person është Arnav./revistawho.com.