Në spektaklin e sotëm në Big Brother mbërriti një zarf i kuq për banorët i cili përmbante datën përfundimtare të reality show-t.
Produksioni përmes komunikimit në zarfin që ka hapur Luizi ka zbuluar datën përfundimtare në të cilën mbaron Big Brother. Kjo datë është 6 maj 2023.
Banorët e “Big Brother VIP Albania” do të duhet të qëndrojnë edhe për thuajse dy muaj të tjerë brenda shtëpisë nëse do të vendosin ta vazhdojnë lojën. Kështu, në spektaklin e të maetës ata do të komunikojnë Live vendimin e tyre. Do të jetë dhe një kohë tepër e gjatë dhe me emocione për konkurentët.