Gazetari italian Claudio Plazzotta, në një artikull të publikuar sëfundmi në gazetën Italia Oggi, ka sjellë në vemendje një analizë përsa i përket listës së çmimeve të reklamave të ofruara nga Rai dhe Mediaset, që do të aplikohen në muajt prill dhe maj. Sipas të dhënave parashikohet një rritje në të dyja rastet, duke qenë se për televizionin publik do ketë një rritje me 2% për të tre kanalet gjeneralist dhe 15% më shumë për pjesën tjetër të kanaleve tematik në krahasim me vitin 2016 ndërsa për Canale 5, Italia 1 dhe Rete 4 parashikohet një rritje me 3,9%.
Por le të shohim në detaj se cilat janë programet ku reklama do të kushtojë më shumë gjatë këtyre dy muajve.
Në muajin prill 2017 spoti 30 sekonda në brendësi të programit Striscia la notizia do të kushtojë 82.500 euro, (+21% nga 2016), në maj 94.000 euro, (+23,6%).
Mjaft i kërkuar është spoti i orës 21, në transmetim në të tre kanalet e Mediaset, nga e hëna në të premte, me një kosto prej 142.000 euro në muajin (+12%) dhe 162.000 euro në maj (+16,5%).
Një tjetër program me një audiencë rekord si Amici do të ofrojë rritje përsa i përket kostos së reklamës 30 sekonda në brendësi të tij: 77.000 euro në muajin prill (+15%) dhe 86.000 euro në muajin maj (+13%).
Ndryshime në çmimin e reklamës do të ketë edhe për emisionin investigativo satirik Le Iene (37.000 euro në prill, +10%) ndërsa emisioni Quarto grado (Rete 4) me një audiencë në rënie ka ulur kostot me 5,2% në muajin prill (10.800 euro) dhe 8,8% në muajin maj (13.400 euro).
Prime time në Rai1 do të kushtojë 46.200 në muajin prill (spoti 15 sekonda), me një rritje +5,4% në krahasim me 2016, dhe 48.600 në maj (+3,8%). Përsa i përket Rai2 do të ketë një zbritje krahasuar me vitin 2016, me një kosto 24.000 euro në muajin prill (-7%) dhe 25.200 në muajin maj (-4,5%) ndërsa për Rai3 reklamat 15 sekonda në brendësi të emisionit Che tempo che fa do të kushtojnë 44.400 euro në muajin prill (+2,7%) dhe 51.600 në muajin maj (+10,2%) dhe gjatë emisionit Chi l’ha visto? vlera kap shifrën 45.600 euro në muajin prill (+11,7%) dhe 48.000 euro në muajin maj (+11,1%), emisioni Report ka një kosto të qendrueshme prej 37-38 mijë euro.
Shifra që dëshmojnë një treg televiziv italian të pasur dhe gjithmonë në rritje.