Të gjithë tashmë e njohim aktoren e njohur Nurgül Yeşilçay e cila është mjaft e populluar në ekranin shqiptar, në rolin e saj si “Gylseren” tek Fate të Kryqëzuara. Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë ajo që ka qënë protagoniste kryesore në serialin “Sulltanesha Kosem” në Turqi, i cili theu rekorde të audiencës.
E paraprirë në rol nga Beren Saat, e cila braktisi serialin, Nurgul u përfol për një shumë të madhe parash për të pranuar ofertën, e cila do të ndikonte edhe në rritjen e audiencës së serialit.
20 mijë euro, kjo është shuma e cila i është ofruar për një episod të vetëm aktores me famë, çmim ky mjaft i lakmueshëm për të gjithë. Ndoshta ne të tjerët me tre episode do kishim siguruar të gjithë jetën!