Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi, e cila ka prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Turqi, do të rikthehet në Tiranë për të prezantuar “Këngën Magjike”, së bashku me Ardit Gjebrean fundjavën e ardhshme. Lajmin e ka bërë publik pak ditë më parë vetë producenti i këtij festivali nëpërmjet një postimi në Instagram dhe më pas e ka konfirmuar edhe Almeda, duke shprehur kënaqësinë e të qenit në krah të Gjebreas.
Po sa është shifra me të cilën do të vlerësohet Almeda për prezantimin e “Këngës Magjike”? Siç shkruan “Bluetooth”, nga burime pranë spektaklit flitet se Almeda do të paguhet me shumën 20 mijë euro për tri netët live në Pallatin e Kongreseve. Por shifra nuk është konfirmuar publikisht nga stafi i “Këngës Magjike.”
23-vjeçarja shqiptare, jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri është një personazh i njohur, edhe për shkak të historisë së saj të dashurisë. Kohët e fundit, ajo ka qenë në fokus të mediave për lidhjen me modelin dhe aktorin turk me origjinë shqiptare, Tolgahan Sayisman. Ndonëse bukuroshja shqiptare nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin, mediat turke shkruajnë se historia e dashurisë ka nisur rreth një vit më parë, madje flitet se dy të rinjtë, sapo janë kthyer nga një udhëtim në Los Angeles.
Marrë nga Class