Si çdo të premte, “Zonë e lirë” ka filluar me batutat dhe të ftuarit e Arjan Çanit.
Por diçka i mungonte emisionit sonte, Sophie e famshme e Çanit. Ajo është zëvendësuar nga një tjetër dhe këtë herë është një Sophie brune. Një ndryshim ky që nuk mund të anashkalohej pa u vënë re. Javën e kaluar, në studion e “Zonë e lirë” ishte e ftuar Bleona Qereti. Kur Çani pyeti Bleonën në qoftë se kishte fjetur me të gjithë ata që ka punuar, Bleona i ka drejtuar të njëjtën pyetje, në qoftë se ai kishte fjetur me Sophie-n. Si gjithmonë ai ka reaguar plot humor kundrejt kësaj pyetjeje dhe ka bërë një batutë për këtë.
Por duket se batuta e Çanit nuk është pritur mirë dhe ka nxehur të fejuarin e Sophie-s. Burime për Blitz.al pohojnë që ka pasur edhe debate. Batuta e Arian Çanit i kushtoi asaj vendin e punës, sepse i fejuari nuk e ka lejuar që ajo të shkojë më në emision.
Marrë nga Blitz.al