Nëse në emisionin e Blendi Fevziut “Opinion” trajtohet një çështje mbi aktualitetin politik, një ndër të ftuarit është dhe Preç Zogaj, nëse flitet për seksin, Preçi është gjithashtu aty, nëse flitet për dashurinë, për fëmijët në Afrikë, njeriun e parë në hënë, Preçi nuk ka se si të mungojë.
Nuk besojmë se edhe juve nuk ju ka bërë përshtypje që Preç Zogaj është gjithmonë i ftuar në emisionin e Blendi Fevziut, nuk ka rëndësi se çfarë teme po diskutohet. Na lejoni që t’ju themi se nuk ka të bëjë aspak me maninë që shumë njerëz e kanë: të hiqet sikur di gjithçka, por sepse ka një kontratë me emisionin “Opinion”, e ku paguhet sigurisht për një numër të caktuar emisionesh.
I ftuar në “Thumb”, Preç Zogaj, është shprehur se është ekzagjëruar paksa me këtë pjesë, pasi është i ftuar kur trajtohen çështje mbi aktualitetin politik, në fushën e tij, por dhe për temat sociale, ku çdo autor ka diçka për të thënë.
“Unë kam kontratë me “Opinion”, por është bërë paksa legjendë. Unë marrë pjesë kur trajtohen tema të politikës, por Blendi më thërret kur flitet edhe për tema sociale, aty ku çdo autor ka diçka për të thënë”, u shpreh Preç Zogaj.