Seriali “Doktori i Mrekullive” që u transemtua në TV Klan ishte padiskutim një sukses i jashtëzakonshëm dhe në Turqi, duke sjellë për shikuesit vlerat e personave me aftësi të kufizuar.
Me protagonist kryesor Aliun, një djal me autizëm i cili ishte doktor, Doktori i Mrekullive ishte një remake i serialit korean dhe atij amerikan me të njejtin emër.
Por sidoqoftë, seriali befas në sezonin e dytë papritur shkoi drejt episodeve të fundit gjë e cila bëri që shikuesit në Turqi të “acaroheshin” për mbylljen kaq të shpejtë të programit.
Sipas burimeve nga kompania e produksionit seriali u mbyll pasi aktori që luante Aliun, Taner Ölmez, ishte shumë i lodhur dhe nuk dëshironte të vazhdonte më projektin. Por kjo bëri që dhe kompania e produksionit ta mbyllte serialin, pasi roli i Aliut ishte i pazëvendësushëm nga aktorë të tjerë, ku edhe pse mund të bëhej interesi dhe audienca mund të humbiste./IMA/