Ashtu si ju kemi informuar, RadioTelevizioni Shqiptar sot ka prezantuar logon e re të insititucionit dhe kanaleve të veta, koncepti i të cilës do të prezantohet gjatë mbrëmjes së parë të Festivalit të Këngës.
E ndërsa menduam se kjo do të ishte ide origjinale, bëmë një kërkim mjaft të thjeshtë në Google ku zbuluam edhe vendin që ishte kopjuar logoja e re e entit mediatik shtetëror.
Brandi i ri i RadioTelevizionit rezulton të jetë një kopje e logos së televizionit të tij simotër në Kroaci “HRT”, me një diferencë shumë të vogël ngjyrash dhe detajesh.
Televizioni Shqiptar këtë të premte ka ndryshuar gjithashtu edhe logon në të gjitha kanalet që transmeton si edhe në faqen zyrtare në internet./IMAlbania.com/
RadioTelevizioni Shqiptar suprizon sonte publikun, ja se çfarë do të prezantojë në Fest’56!