Mungesa e saj në ekran dhe padyshim e emisionit të saj Njerëz të Humbur” është ndjerë dhe kërkesa e publikut për ta ndjekur sërisht Aida Shtinon, pavarësisht logos së telvizionit, kanë bërë gjithmonë lajm në media duke treguar se ajo është nga ato personazhe që teleshikuesi e do pa kompromise. Ka ardhur momenti që Aida Shtino të rikthehet në ekran, edhe pse këtë herë jo më me “Njerëz të Humbur” por me projektin e saj më të ri që eështë përfolur gjatë sëfundmi. Dhe duket se Aida e ka mbajtur premtimin.
Projekti i saj më i ri “Për ju” do të nis së shpejti në televizionin Ora News, çdo të premte. Lajmin e ka njoftuar vete moderatorja në rrjetin facebook me një status që përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë:
“E dini kush është kuptimi i vërtetë i dritës në jetën tonë?
Të shikosh gjithë errësirën me sytë plot dritë…
Këtë herë unë do të vi tek ju publiku im i dashur me projektin më të ri “Për ju”.
“Për ju” të cilët meritoni të ndriçoheni
“Për ju “që keni ngelur në harresën e viteve
“Për Ju” që nuk e keni ditur deri tani…
Sa do doja të isha zog, të kapërceja male, kodra, dete dhe oqeane vetëm e vetëm që t’iu thoshja njerëzve të mi të dashur : Mirmëngjes”.
“Ju dua shumë”. Vetëm e vetëm të shikoja pak vendin tim, shtëpinë time, nënën time.
“Për ju” nga Aida Shtino”.
Së shpejti fillon transmetimin. Në ora News cdo të premte ora 21:00.”