Tashmë portalet online janë shtuar duke u kthyer më tepër në burim biznesi sesa në burim informimi.
E këtij rasti i bashkohet edhe emisioni “Opinion” në TV Klan, i cili kohët e fundit ka vendosur të hapi edhe një portal të vetin online, duke transmetuar lajme të shumta, ku shumica e tyre janë edhe jashtë linjës së emisionit.
Kësaj here, fatkeqësisht edhe ky talk show në portalin e tij, i është bashkuar me blogjet e tjera të nivelit të ulët ku fantazojnë lajme të paqëna.
Një prej tyre sot është edhe rasti i Opinion i cili ka publikuar një shkrim me titull: “Akademia e Shkencave nderon At Nikolla Markun për shërbimet në Kishën Ortodokse. Cili do të jetë reagimi i Janullatosit?”, i cili ka dezinformuar lexuesit per faktin se ne Akademine e Shkencave, nuk eshte bere asnje aktivitet ndarjesh cmimesh nga ky insititucion, por ne te vertet ne sallen e akademise jane ndare cmimet e nje fondacioni i cili nuk ka asnje lidhje Akademine e Shkencave por thjesht ka shfrytezuar sallen e ketij insititucioni per aktivitetin e vet.
Kete fakt e ka vertetuar edhe akademiku pjese e Akademise se Shkencave, Vasil Tole, i cili mohon dhe pergenjeshtron lajmin e Fevziut.
Ky eshte nje veprim i patolerueshem nga stafi i ketij emisioni i cili drejton edhe Opinion.Al, duke patur parasysh eksperiencen e tyre te mepareshme i cili ka fituar besim tek lexuesit te cilet kesaj rradhe kane rene pa dashur nen kthetrat e genjeshtres per te marre klikime dhe per te bere buje mediatike.
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi ehde shperndarja e ketij materiali pa autorizim