Në fushën e Hollivudit ka aktorë që me të vërtetë kanë gjak blu.
Kushërinjtë e princërve, pasardhës të mbretërve dhe mbretëreshave ose vetëm të afërm të largët, si përshëmbull Brad Pitt dhe Johnny Depp janë kushërinj të largët të Mbretëreshës Elizabeth.
Zbulimi më i fundit, i bërë nga Ancestry, kompania më prestigjioze e gjenealogjisë në botë, ka të bëjë me Elle Fanning, aktoren që luan Princeshën Aurora në Maleficent – Zonja e së Keqes. Aktorja (si motra e saj Dakota) është mbesa e mbretit Edward III të Anglisë dhe një kushëri i Kate Middleton. Dukesha e Kembrixhit, nga ana e saj, ishte një borgjeze e thjeshtë para se të martohej me William.
Gjaku blu rrjedh gjithashtu në venat e aktores Skoceze Rose Leslie, vajza e Sebastian Arbuthnot-Leslie, kreu i qarkut të Aberdeen në emër të klanit Leslie dhe i Candida Mary Sibyl, pasardhës i mbretit Charles II. Rose e kaloi fëmijërinë e saj, fjalë për fjalë një përrallë, në kështjellën e familjes: «Kam jetuar dhjetë vjet magjike në Lickleyhead Castle, zhytur në shekullin e 16-të. Pjesa më pak përrallore është toka ku jam rritur: tepër e ftohtë dhe me erë. Cila përrallë ka si protagoniste një mbretëreshë që i ngjitet trungut të një peme nga frika se mos fluturon? ». Si një mbretëreshë e vërtetë, sidoqoftë, Leslie ka zgjedhur një burrë me origjinë fisnike: Kit Harington. Babai i aktorit është Baroni David Richard Harington, gjyshja e tij atërore, Lavender Cecilia Denny, është një pasardhës i drejtpërdrejtë i mbretit Charles II të Anglisë.
Shumë yje të tjerë kanë origjinë fisnike: Michael Douglas rrjedh nga Edward III i Anglisë; Uma Thurman është një kushërirë e 20-të e mbretit Edward I të Anglisë; Hilary Duff ka midis paraardhësve të saj të largët, nga ana e babait të saj, Princin Britanik Alexander Shiftwood, i biri i Edward III (duke e bërë kushëririn e saj të 19-të të Mbretëreshës Elizabeth II); Tom Hanks ka lidhje gjaku me Mbretin John të Anglisë, i njohur gjithashtu si John pa Tokë, dhe është gjithashtu kushëriri i 24-të i Mbretëreshës Elizabeth; Hugh Grant është pasardhës i dy familjeve mbretërore të së kaluarës: midis paraardhësve të tij ka të dy Henry VII të Anglisë dhe James VI të Skocisë; Angelina Jolie, nga ana e nënës së saj, aktorja Marcheline Bertrand, rrjedh nga mbreti Philip II i Francës (1165-1223). Brad Pitt gjithashtu ka një mbret në pemën e tij familjare nga nëna e tij, Jane Etta Pitt: Henry II i Anglisë (1133-1189). Përveç kësaj, ylli është edhe kushëriri i 20-të i Elizabeth II. Johnny Depp mburret me të njëjtën marrëdhënie me Mbretëreshën Elizabeth. Nga ana tjetër, Brooke Shields rrjedh nga mbreti Henry IV i Francës, i cili është gjithashtu një i afërm i largët i Mbretëreshës Elizabeth II.
Robert Pattinson gjithashtu ka origjinë fisnike. Gjaku i Drakulës përshkon venat e ish-vampirit Twilight. Sipas Ancestry, aktori është në të vërtetë një i afërm shumë i largët i Princit Vlad Impaler, i cili frymëzoi Bram Stroker, në 1897, personazhin e Kont Drakulës. Roberti nuk është ylli i parë që ka lidhje kurioze me rolin e tij në ekranin e madh. Disa vjet më parë Ancestry zbuloi se Emma Watson, e cila luante magjistarin Hermione në Harry Potter, është në lidhje me një grua e cila u akuzua për magji në shekullin e 16-të.