Të gjithë, në fakt, jemi vërtetë kurioz të dimë më shumë detaje përsa i përket të ashtuquajturëve “pronarë” apo ndryshe “aksionerë”, sidomos kur në valle janë miliona që xhirojnë sektorë të rëdësishëm. Ndoshta ky ves, nëse mund të quhet i tillë, është edhe karakteristikë e jona si shqiptarë. Shpesh nëpër lokale të ndryshme apo edhe në biseda mes miqsh hapen temat e sipërmarrjeve gjigande, siç është edhe mediumi më i fuqishëm në vend Top Channel. Por kush janë aksionerët e gjigandit mediatik shqiptar dhe sa përqind të aksioneve zotërojnë ata?
Në fakt të gjithë do të mendonin se pjesën më të madhe të aksioneve e zotëron familja e themeluesit të Top Media, të ndjerit Dritan Hoxha. Por në fakt është e kundërta, pjesën më të madhe të aksioneve, përkatësisht rreth 40% të tyre e ka biznesmeni Albert Sino i ndjekur nga Aurel Baçi me rreth 20% të aksioneve.
Pjesën tjetër e plotësojnë familja e Dritanit, ku secili nga anëtarët e familjes, bashkëshortja dhe drejtoresha e TCH Vjollca Hoxha, vajzat e tij, Lori, Redia, Sara dhe djali i vogël i familjes Hoxha, Itani zotërojnë rreth 8% të të gjithë aksioneve të Top Media.
Top Channel është televizioni më i ndjekur në Shqipëri, i cili me larmishmërinë e programacionit plotëson më së miri shijet e publikut shqiptar dhe jo vetëm.
IMA/ J.Kasaj