Pak ditë më parë, moderatorja Bora Zemani, konfirmoi se ajo do të ishte sërish prezantuese, edhe në sezonin e ri të “Për’puthen”, programit pa dyshim shumë të ndjekur në ekranin e “Top Channel”.
“Po do jem more, do jem, normal që do jem”, u shpreh Bora, duke njoftuar se audicionet për djemtë ishin mbyllur, por vajzat mund të aplikonin ende për t’u bërë pjesë e programit.
Tanimë, audicionet janë mbyllur për të gjithë. Sot, në videon promo, të publikuar në faqen zyrtare të Top Channel, është konfirmuar edhe data e nisjes së sezonit të ri.
Bora Zemani, e ulur para një tavoline mbushur me dosje, konfirmon se më 6 shtator, programi rikthehet në transmetim.
https://www.instagram.com/p/CTNH6chDGou
Para pak ditësh, autorja, Olsa Muhameti zbuloi se studioja do të vazhdojë të jetë po e njëjta, pa asnjë ndryshim. Po ashtu, ajo tregoi se ishin përzgjedhur edhe konkurrentët e parë që do të futen në studio, 3 vajza dhe 11 djem, që ne të gjithë jemi kuriozë t’i shohim!