Kampionati elitar në futbollin kosovar pritet të startojë në fundjavë më 19 dhe 20 shtator.
Gazeta “Sheshi” mëson që institucionet qendrore kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e edicionit 2020/21 në Superligë.
Pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë për të nisur edicionin e ri futbollistik, tashmë është marrë vendimi për të nisur në vikend me ndeshjet e xhiros së parë.
Gazeta “Sheshi” merr vesh gjithashtu ekskluzivisht që kampionet tjera, duke nisur nga Liga e Parë, deri te moshat e reja do të shtyhen për të paktën edhe një javë.
Gjithsesi vendimi zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës do të vijon më vonë, teksa klubet elitare tashmë kanë marrë konfirmimet për ndeshjet e fundjavës.
Xhiroja e I-rë:
Drita – Llapi
Trepça ’89 – Arbëria
Prishtina – Drenica
Besa – Ballkani
Feronikeli – Gjilani
Për datat dhe orën e takimeve do të njoftoheni më vonë.