Është zbardhur kalendari i kualifikuesve për botërorin Katar 2022. Shqipëria ka mësuar datat dhe se ku do të zhvillohen përballjet.
Sipas kalendarit, duket se Shqipëria do të luajë nga shtatori në nëntor ku e presin tre transfertat më të vështira, ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Anglisë si dhe pret po Poloninë e Hungarinë në vetëm brenda pak më shumë se 2 muaj.
Kalendari:
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra