Një nga emisionet më të ndjekura të kanalit Agon Channel, “Ça thu?”, do të vazhdoj misionin e tij në një tjetër emër. Me mbylljen e Agon Channel, dyshja simpatike e moderatorëve, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, kanë vendosur të ndjekin hapat me të njëjtin format në logon e Klan.
Mësohet se dy moderatorët kanë nënshkruar një kontratë me Televizionin Klan, nga ku do të fillojnë së shpejti një format investigativ që do të trashëgojë më të mirën e “Ça thu?”. Në fokus të emisionit do të jetë realiteti shqiptar dhe investigimi në çështje që prekin ilegalitetin dhe shqetësimet e popullit shqiptar.
Kjo është hera e parë që Tv Klan, integron në programacionin e tij një emision investigativ, dhe padyshim konkurenca tani do të jetë edhe më e madhe me “Fiks Fare”, duke qenë se ashtu si Top Channel, kemi të bëjmë me një televizion kombëtar që ofron një shtrirje më të gjerë në audiencë.