Filmi “Krom”, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani, premiera botërore e të cilit u dha në edicionin e 50-të të Festivalit të madh të Filmit në Karlovy Vary, eshte perzgjedhur si filmi kandidues per Oskar ne kategorine kategorinë e gjuhës së huaj.
“Krom” flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njohë veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit…
Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë, me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis. Përveç mbështetjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës është mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.