Sezoni i ri në mëngjesin e Top Channel do të nis me si gjithmonë me “Wake Up” me Eno Popin por jo me partneren e tij Mira Kazhanin, e cila ka pranuar se nuk do të jetë më pjesë e këtij programi duke mos zbuluar asnjë detaj për planet e saj në do të vazhdoj të jetë pjesë e Top Media. Megjithatë, sipas thashethemeve që xhirojnë nga burime pranë Top Channel, Mira mund të jetë prezantuesja e re e “Pasdite në Top Channel”, duke zëvendësuar kështu Jonida Shehun. Kjo e fundit do të jetë në rolin e autores së programit pas u tërhoq nga prezantimi për arsye të lindjes dhe përkushtimit të familjes së re.
Deri më tani nuk ka konfirmime nga ana e drejtuesëve nëse në të vërtetë Mira Kazhani do të jetë fytura e re e pasditeve në Top Channel, kështu që do të na duhet të presim edhe pak ditë për të zbuluar gjithçka.