Sezoni i ri i emisionit të mëngjesit në RTSH 1 do të nisë të hënën e 9 shtatorit, këtë vit me ndryshime në prezantim.
Për tre vite me radhë, moderimi i këtij formati i ishte besuar Arbër Çepanit dhe Blerina Shehut, si edhe pjesëmarrjen e gazetarit Enkel Demi me një hapsirë të dedikuar aktualitet përmes shtypit të ditës.
Këtë sezon të ri sikur pritej Arbër Çepani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së ‘Mirëmëngjes Shqipëri’. Moderatori në puntatën e fundit të sezonit të kaluar njoftoi publikun se do të largohej nga televizioni për t’ju përkushtuar biznesit të tij.
Mirëmëngjes Shqipëri këtë sezon do të ketë një skuadër të rinovuar, me Erti Kriston, spikerin e lajmeve në RTSH që sëbashku me Blerina Shehun dhe Zhaklina Gjollën do të na zgjojnë çdo mëngjes me informacionet, rubrikat dhe të ftuarit në ekranin e televizionit shqiptar.
Erti Kristo do të drejtojë shtypin e ditës, duke zëvendësuar kështu Enkel Demin, ndërsa Blerina Shehu do të jetë e vetme këtë sezon në hapësirën që më parë moderonte me Abër Çepanin, Zhaklina Gjolla vjen me një orë transmetim.