Game of Thrones pa dyshim që është një prej seriale më të ndjekur nga Shqiptarët por besojmë se shumë pak e kanë hasur personazhin “shqiptar” në mega serialin më të njohur. Në fakt… jo shqiptar me origjinë por nga sjelljet e tij prej shqiptari.
Bëhet fjalë është për Barristan Selmy, lordin komandant të Kingsguard. Sipas “Fansided” një prej blogjeve më të njohura dedikuar GoT, në një klasifikim të 50 personazheve më të spikatur në GoT në ngjashmëri me shtetet e ka cilësuar Barristan si një “shqiptar” të vërtetë.
Por pse? Barristan Selmy në rolin e tij është një karakter i cili pjesën më të madhe të jetës e ka shpenzuar në Westeros, e kur Joffrey vendosi që ta largojë nga Kingsguard ai iu bashkua forcave të Astaporit me Daenerys Targaryen. Kështu jemi mësuar dhe ne Shqiptarët, të jetojmë më shumë jashtë Shqipërisë se sa brenda vendit. Ndërsa tre milion Shqiptarë jetojnë aktualisht brenda vendit tonë, sipas të dhënave shtatë deri në dhjetë milion të tjerë jetojnë jashtë vendit.
Por të jetuarit në një vend të huaj nuk është vetëm aryeja pse Selmy mund ta quajmë një Shqiptar të vërtetë. Të paktën për një gjë, bunkerët ushtarakë të cilët janë atraksion turistik në vendin tonë. Barristan është një luftëtar dhe nëqoftëse do të ishte në botën reale do të parapëlqente shumë të paguante për të vizituar bunkerët.
“Shqipëria ka kaluar në ndryshime të mëdha këto dy dekada.” thotë Fanside “një piktor dhe poltikan atje, Edi Rama, është bërë tepër i njohur si një ndër kryetarët e bashkisë që e ka rigjallëruar Tiranën. Selmy e kupton këtë ndryshim, ashtu si Edi Rama (tashmë Kryeministër) pas largimit nga Joffrey iu desh që të bënte një ndryshim të gjërave më të rëndësishme të jetën e tij duke vënë në dukje qëllimet. Fare lehtë kryeministri Rama mund të dallohet pak a shumë si personazhi i njohur i GoT. Nga një basketbollist, më pas një piktor në Paris, dhe pas karrierës artistike erdhi si një politikan. Interesante apo jo?!/IMAlbania.com/